Në një hotel, çdo detaj ka rëndësi.
Një check-in i shpejtë, faturë pa vonesa, pagesë e bërë me lehtësi – këto janë detaje që bëjnë diferencën për klientët.

Pikërisht për këtë, Hotel 6 Marsi ka zgjedhur të punojë me Alpha, për t’u ofruar klientëve të tij një eksperiencë të thjeshtë, efikase dhe të këndshme në çdo hap.
I pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara si Golemi dhe me konkurencë mjaft të lartë, Hotel 6 Marsi bën diferencën me zgjidhjet Alpha.
Cilat ishin nevojat e këtij Hoteli në Golem?
Hotel 6 Marsi është pjesë e një grupi kompanish, si i tillë kishte këto nevoja:
- Të menaxhojë në një program të vetëm menaxherial dhe financiar si një kompani me aktivitet të ndryshëm (Ndërtim, Hotel, Bar-Restorant, etj).
- Të menaxhojë me një program të vetëm faturimi gjithë aktivitetin e Hotelerisë: hotelin, barin dhe restorantin.

- Dëshiron që t’u ofrojë mundësi klientëve që shërbimet e barit dhe restorantit ti faturojnë në llogarinë e dhomës.
- Dëshiron që t’u ofrojë mundësi klientëve për të paguar me kartë në ambientët e pishinës, barit, restorantit.
- Dëshiron të ketë përdorues pa limit për Hotelin dhe Bar-Restorantin.
Si punon Hoteli 6 Marsi me programet Alpha?
Në Recepsion: Stafi punon me Alpha POS Hotel View + një Tablet Lenovo.
Alpha POS është moduli Mobile i Alpha.al të cilin Hotel 6 Marsi e ka të përfshirë në abonimin e tij Alpha. Stafi i Recepsionit bën këto veprime:

- Bën faturat për klientët e Hotelit me një pamje të thjeshtë POS Hotel View.
- Regjistron rezervimet e ditës (klientët që pritet të bëjnë sot check-in).
- Bën dhe printon fatura për klientët që vijnë (bëjnë check-in).
- Bën dhe printon fatura për klientët që largohen (bëjnë check-out) duke shtuar shërbimet ekstra: Produkte nga minibari, Fatura nga Bari ose Restoranti etj ).
- Merr pagesa me kartë, në Alpha POS direkt me pajisjen Alpha-Go.
Në Bar & Restorant & Pishinë : Stafi punon me Alpha POS Bar View + Palmarin Alpha-Go
Stafi i Bar & Restorantit bën këto veprime:
- Merr porositë me Palmarin Alpha-Go.
- Porositë printohen direkte në Bar ose Kuzhinë.
- Merr pagesën nga klientët me Kartë ose Cash.
- Mbyll turnin.
Menaxheri i Bar-Restorantit
-
Shton Tavolina
-
Krijon zonat e ndryshme si psh. Bari, Restoranti, Pishina, etj.
- Sheh raporte të specifike të turnit, shitjeve, etj.

Në zyrën e Financës: Stafi punon me programin Alpha.al
- Merr në çast çdo faturë nga Hoteli, Bari, Restoranti, pa integrim dhe pa vonesa, pasi jane brenda të njëjtit program Alpha.
- Monitorojnë në çast të gjitha veprimet për të shmangur gabime të mundshme.
- Prodhojnë raporte live të cilat i ndajnë me drejtuesit e grupit të kompanive.
Drejtuesit e Kompanisë: marrin raporte menaxheriale të performancës në Delta.alpha.al direkt në celularin e tyre, pa qenë nevoja të pyesin menaxherët në telefon.
Disa nga raportet live të cilat drejtuesit i shohin në celularin e tyre:
- Shitjet dhe Arkëtimet Ditore.
- Të ardhura, Shpenzime, Fitimi
- Gjendja e cash-it dhe bankës live.

Fleksibilitet për çdo lloj hoteli
Qoftë një hotel me dhjetëra dhoma e tavolina, apo një biznes më i vogël, Alpha përshtatet plotësisht me nevojat tuaja.
Shikoni videon më poshtë për të parë sa lehtë mund të shtoni një dhomë, klient apo tavolinë dhe të menaxhoni faturat e secilit si një total i vetëm.
Çdo veprim kryhet shpejt, çdo shërbim regjistrohet saktë dhe menaxheri ka gjithmonë një pamje të qartë mbi gjendjen financiare të biznesit.
Përfitimet kryesore për hotelin tuaj
- Faturim i menjëhershëm – klienti paguan dhe merr faturën në kohë reale.
- Mobilitet total – stafi mund të lëvizë lirshëm me palmarin Alpha GO dhe të shërbejë kudo.
- Integrim i plotë – të gjitha faturat dhe të dhënat sinkronizohen automatikisht në sistemin Alpha.
- Përvojë më e mirë për klientin – më pak pritje, më shumë kujdes.
Gati për të transformuar biznesin tuaj njësoj si Hoteli 6 Marsi ka bërë tashmë?
Nëse dëshironi të implementoni programin Alpha në Hotelin tuaj kontaktoni Partnerët tanë ose na shkruani në Live-chat.
Ilma Menga:
- Partnere për implementimin Alpha POS – Hoteleri.
- Vendosja e POS-it në punë për cdo hotel i cili do të përdorë Alpha POS.
- Kontaktoni për një demonstrim falas zbuloni se si një pajisje e vetme mund të thjeshtojë punën tuaj.
- Ofron support të vazhdueshëm për klientët Alpha si pjesë e abonimit .
📞 : 0682755545
✉️ : ilma@imbpartner.al
Viron Zaçe:
- Partner për Alpha ERP , i cili u mor me vënien në punë për Alpha Business Group .
- Ka modeluar programin për grupin e punës dhe ka vënë në punë POS-in për gjithë stafin menaxherial .
- Ofron support të vazhdueshëm për klientët Alpha si pjesë e abonimit .
📞 : 069 337 8691
✉️ : viron@imbpartner.al
Shkarkoni tani Aplikacionin Alpha në Google Play ose App Store dhe merrni shërbimin që biznesi juaj meriton ose kontaktoni me IMB Partner.